Koronavirusi i ri quhet 2019-nCoV dhe është veçanërisht i rrezikshëm sepse simptomat duket sikur se janë ato të një ftohjeje të zakonshme. Këtu janë disa përgjigje për të kuptuar më mirë situatën.


Këto ditë në Kinë nuk mund është aspak e zakonshme atmosfera e festivimeve për Vitin e Ri që filloi në 25 janar. I gjithë vendi është në fakt është në një gjendje të fortë trazirash për shkak të epidemisë së shkaktuar nga 2019-nCoV, koronavirusi i identifikuar në fund të vitit të kaluar në qytetin e Wuhan – aktualisht në karantinë së bashku me 11 milion banorët e tij – dhe që ka çuar tashmë në vdekjen e 56 prej mbi 1975 personave të infektuar (Ansa.it , të dhëna e përditësuara në 26 janar 2020).

Ajo që shqetëson shumicën e autoriteteve dhe qytetarëve është fakti që virusi jo vetëm që përhapet me një shpejtësi befasuese, por manifestohet me simptoma që mund të shkëmbehen lehtë me ato të një gripi të zakonshëm. Por sa e rëndë është situata? Cilat janë karakteristikat e këtij patogjeni?

KORONAVIRUS-i

2019-nCoV është një koronavirus, ose virus që përdor ARN (acid ribonucleik që merr pjesë në transmetimin e informacionit gjenetik të përmbajtur në ADN-në e një qelizë) si një material gjenetik për t’u përhapur. Duke sulmuar “grimcat” që përbëjnë trupin tonë, koronavirusi është përgjegjës për infeksionet e frymëmarrjes, të cilat, në varësi të rrezikshmerisë së mikrobit, mund të degjenerojnë në raste më serioze.

Emri rrjedh nga forma e veçantë e virusit, i cili, i vërejtur nën një mikroskop, ka pragje rreth trupit, si një kurorë (corona).

NGA E KA ORIGJINEN

Deri më tani dihet shumë pak rreth 2019-nCoV por sipas një studimi që u shfaq në Journal of Medical virology, gjithçka, siç ndodh shpesh, duhet të kete filluar nga një origjinë shtazore. Sipas kërkimeve shkencore, në fakt, cepi (varianti) i virusit që po sulmon njeriun është një përzierje e zhvilluar më parë duke kaluar nëpër gjarpërinjve dhe lakuriqëve të natës.

Analiza gjenetike e koronavirusit në të vërtetë ka rindërtuar shvillimin (evolucionin) e mikrobit, i cili duhet të ketë kaluar nga lakuriqët te gjarpërinjtë, ku duhet të ketë “mësuar” procedurën e transmetimit të vetes jo vetëm nga kafshët tek njërëzit, por edhe nga njeriu te njeriu, duke shumëzuar kështu rrezikun (burimi: New York Times).

SIMPTOMAT DHE SHPERNDARJA

Sëmundja paraqitet me simptomat e një afeksioni respirator, duke shkaktuar kollitje, teshtitje, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rënda, kjo sëmundje degjeneron në pneumoni akute, nuk lejon veshkat që të kryejnë funksionet e tyre nornale dhe për rrjedhojë deri në vdekje.

Eshtë llogaritur që periudha e inkubacionit të mikrobit deri para shfaqjes së simptomave të para është rreth dy javë dhe se infeksioni ndodh përmes ajrit dhe përmes pështymës.

SITUATA NE KINE

Koronavirusi njihet edhe si virusi Wuhan sepse rasti i parë i infeksionit njerëzor u gjet në këtë qytet në jug të Kinës.

Qeveria kineze, duke parë edhe rastin e epidemisë SARS e cila goditi Azinë në 2003 dhe shkaktoi qindra vdekje, pasi identifikoi rastet e para, zbatoi menjëherë masa shumë të rrepta paraprake, duke mbyllur menjëherë tregjet për peshq dhe kafshë të gjalla, duke detyruar kontrolle shëndetësore në stacionet dhe aeroportet – nismë e ndërmarrë menjëherë nga të gjitha Kombet e lidhura me vijë ajërore me Kinën, – dhe duke vënë në karantinë të gjithë pacientët që dyshohet se kanë kontraktuar patogjenin,

Vëmendja u ngrit më shumë më 23 janar, kur i gjithë Wuhan, i banuar nga më shumë se 11 milion njerëz, u izolua. Për ditë të tëra, askush nuk do të jetë në gjendje të hyjë ose të dalë nga perimetri i monitoruar nga autoritetet qeveritare.

Një vendim ekstrem, i cili, megjithatë, mund të përmbajë shpërthimin e një epidemie shumë më të keqe.

A MUND TE KUROHET?

Viruse të ngjashëm kurohen vetëm me vaksina të përshtatshme, por kundër kësaj sëmundje të veçantë nuk është zhvilluar akoma . Identifikimi i origjinës, megjithatë, mund të jepte një kontribut vendimtar në zbulimin e një kurë.

PARANDALIMI

  • Shmangni kontaktin me njerëzit e infektuar (duket banale, por është mirë të kujtohet)
  • Lani duart shumë shpesh me sapun dhe ujë
  • Shmangni vendosjen e duarve të pa lara në gojë edhe në sy
  • Vendosni dorën (më mirë një shami) para gojës përpara se të teshtitni