Ku vajtën lekët!?” Nëse kjo është pyetja që i bëni vetes çdo muaj atëherë me siguri ky artikull bën për ju.

Sikurse një kompani e vogël, familja dhe shtëpia duhet të menaxhohen me kritere, sepse të ardhurat dhe shpenzimet duhet të balancohen, në të vërtetë diferenca duhet të mbyllet çdo vit në pozitiv, duke ju lejuar për të lënë mënjanë diçka për ngjarje të paparashikuara dhe për shpenzime më thelbësore në të ardhmen ose për të realizuar ëndrrat.

Pamvarësisht nga shuma e të ardhuarave që fitoni aktualish, mbajtja e një buxheti i familjar është shumë i dobishëm për të kuptuar se sa para keni në dispozicion, sa mund të shpenzoni dhe ku duhet të kurseni. Vetëm duke pasur një pamje të qartë të situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve, mund të kuptoni se cilat janë fushat në të cilat mund të ndërhyni për të kursyer para, të planifikoni shpenzime afatgjata, ose të investoni për të arritur në të ardhmen, një gjëndje ekonomike me një stabilitet më të madh.

Nëse doni seriozisht të keni nën kontroll situatën tuaj financiare, shpenzoni 5 minuta me këtë artikull, në vijim do të gjeni të gjitha informacionet dhe mjetet për të bërë një bilanc familiar. Jam i sigurtë që do të jetë një investim i frytshëm i kohës tuaj. Lexim të këndshëm!

Indeksi

1. Të kuptojmë fjalët

2. Mjetet e nevojshme

3. Klasifiko dhe planifiko

4. Bëj atë që duhet bërë

5. Shijo frytet e punës tënde

1. Të kuptojmë fjalët

Kur bëhet fjalë për menaxhimin e lekëve, është gjë e mirë që të keni idetë sa më të qarta. Mënyra më e mirë për të filluar, është të dini saktësish se çfarë kuptimi kanë fjalët që do përdorim në vijim.

  • Të ardhurat – janë të gjitha hyrjet ekomomike, në një periudhë të caktuar. Rrogat, pensionet, fitime nga qera shtëpie apo struktura të tjera dhe çfrarëdo burim tjerër i rregullt (ose me parashikueshmëri të besueshme) paraje. Normalisht nuk quhen të ardhura kthimi i borxheve të dhëna sepse bëjnë pjesë në kategorinë e Kursimeve, ose Investimeve nëse i keni dhënë me interes. Dhe absulutisht nuk quhen të ardhura pasuritë e patundshme.
  • Shpenzime – janë të gjitha daljet në para që në këmbim kanë fitimin e një malli (ushqime, veshje, mobilje etj), shërbimi (fatura e ujit, kolaudimi makinës etj.), ose taksa lokale dhe shtetërore. Nuk quhen shpenzime investimet dhe borxhet që jepen.
  • Kursime – janë pjesa e të ardhurave që nuk janë shpenzuar por janë caktuar që të shpenzohen në një moment të ardhshëm. Kursimi pra është një sakrificë e konsumit të tanishëm, në funksion të konsumit më të madh në të ardhmen. Nëse doni të shtoni pasurinë tuaj; prespektiva e kursimeve janë investimet. Vini re ndryshimin midis kursimeve dhe investimeve, sepse në këto të fundit elementi i rrezikut është domosdoshmërisht i pranishëm.
  • Investime – aktiviteti financiar që synon rritjen e mallrave kapitale përmes përvetësimit ose krijimit të burimeve të reja që do të përdoren për qëllim përfundimtar të një fitimi më të madh në të ardhmen.
  • Daljet – Shuma e Shpenzimeve, Kursimeve dhe Investimeve
  • Bilanc familjar – ashtu si për çdo bisnes, është dokumenti ku do të mbahen nën kontroll dhe do të bëhen parashikime mbi 5 elementët që përmendëm më sipër.
  • Buxhet – Parashikimi mujor/vjetor mbi të ardhurat

2. Mjetet e nevojshme

Ashtu si çdo aktivitet i rëndësishëm, edhe mbajtja e llogarive ka nevojë për mjetet e duhura. Për të bërë punën më të thjeshtë, hapi i parë që duhet të bëni është mbledhja e të gjitha faturave dhe kuponave. Shpenzimet që kryhen pa kupone duhet ti shënoni sa më shpejt. Kjo nuk ju duhet vetëm për bilancin por do tju duhet edhe në të ardhmen sepse ato mund të jenë të dobishme për mosmarrëveshje ose rimbursime, për të krahasuar diferencat e çmimeve, për të përfituar nga garancia e produkteve elektronike ose mobilimit, për të përfituar nga çdo zbritje tatimore dhe për të marrë rimbursime nga sigurimet (ose nga shteti) për shembull në rastin e vjedhjeve, të dëmeve nga përmbytjet, tërmetet apo zjarret.

“Është puna që nuk fillon kurrë, ajo që do më shumë kohë për tu mbaruar”

J.R.R. TOLKIEN

Mos gjeni justifikime, ky aktivitet ju kushton vetëm 2 minuta në ditë por do t’ju heqë shumë telashe më vonë. Blini një dosje me unaza, një pako me qeska të tejdukshme dhe filloni sa më shpejt.

Fusni në çdo qeskë një letër të bardhë me emrin e muajit dhe fusni në të ç’do dokument të ardhurash ose shpenzimesh që i përkasin atij muaji. Tani që keni krijuar arkivin tuaj shtëpiak “mjeti” më i thjeshtë që mund të përdorni për të nisur bilancin është lapsi dhe letra. Më poshtë keni një shëmbull që kemi pregatitur për ju.

Një mjet tjetër shumë i fuqishëm për të bërë një bilanc të përkryer është padyshim kompiuteri. Me anë të tij mund të përdorni fletat elektronike EXCEL ose (openoffice/libreoffice për ata që nuk kanë në dispozicion Microsoft Office). Më poshtë mund të shkarkoni modelin në Excel ose libreoffice që stafi jonë ka pregatitur.

Gjithashtu ka edhe mjete të tjera si psh. programe dhe aplikacione për telefonat por nuk di ti trajtojmë në këtë artikull. Programet për PC, në të shumtën e rasteve janë me pagesë dhe kanë funksione të shumta por të panevojshme për përdorim shtëpiak dhe aplicacionet për telefona nuk janë aspak komode dhe për më tepër mund të bien në duart e dikujt tjetër.

3. Klasifiko dhe planifiko

Tani që i keni të mjetet e nevojshme, jeni gati për të bërë buxhetin vjetor dhe për të identifikuar elementet në të cilat mund të kurseni. Në qoftë se keni zgjedhur të përdorni letër dhe laps, atëherë ju këshillojmë të shkruani për muajët e tjerë të vitit (në kollonën “pritshmëria”), të gjitha të ardhurat edhe daljet. Nuk mbani mënd se çfarë dajlesh keni çdo muaj? Atëherë ju këshillojmë ta kryeni këtë veprim mbasi të keni plotësuar muajin e parë. Nësë përdorni fletën elektonike, llogaritë janë automatike dhe dajlet janë të ndara me kategori. Në faqen e fundit keni shumën vjetore të të gjitha kategorive.

Tani keni kontrollin!

Nëse keni arritur deri këtu, duhet të jeni krenarë për punën që keni bërë. Tani keni të qartë se sa do të jetë buxheti (parashikimi mbi të ardhurat) për muajt në vijim dhe sa do të jenë dajlet. Pra keni bërë bilancin familjar. Vetëm tani mund të merni vendime të “peshuara” për kryer blerje të reja, për të vendosur ku ti kaloni pushimet dhe sa do mund të harxhoni për to, për të blerë një makinë apo një shtëpi të re. Do arrini të bëni parashikime mbi të ardhmen, kur të shkojë goca në universitet ose kur të dilni në pension.

4. Bëj atë që duhet bërë

Mbajtja nën kontroll e shpenzimeve është punë e vazhdueshme, e cila nëse kryhet vazhdimisht gjatë gjithë vitit të çon pa mundim në një rezultat të shkëlqyeshëm.

Kush fillon për herë të parë, shumë herë nga vrulli, fillon të regjistrojë çdo kupon: edhe atë të 1 Euro kafeje, duke e vendosur atë në kategorinë “bar”. Ose shpenzimet e ushqimit i ndanë në: mish, peshk, perime … etj. Mbajta e bilancit familjar nuk duhet të jetë një mision i pamundur por një zakon që duhet bërë për tërë jetën. Prandaj mundohuni ta bëni sa më të thjeshtë. Psh: Vini 50 euro në kategorinë “lek xhepi” dhe mos rrini të numroni kafetë. Bëni shumën e të gjithë ushqimeve dhe i vini në kategorinë “ushqime” etj.

5. Shijo frytet e punës tënde

E gjithë kjo vëmendje në menaxhimin e buxhetit personal dhe familjar nuk duhet të çojë në një kursim të tepruar, kontrolli dhe administrimi i kontabilitetit familjar dhe personal duhet të jetë funksional për një përfitim që duhet të shihet me kalimin e kohës:

  • përfitimi i parë është sigurimi se mund të keni gjithmonë kursimin që keni arritur, për tu mbështetur në rast nevoje: shpenzime të paparashikuara, mungesë fitimesh.
  • përfitimi i dytë është perspektiva e një dhurate të këndshme për veten ose familjen: paratë e kursyera një vit mund të na lejojnë vitin pasardhës të bëjmë një udhëtim dhe mbase pas një viti tjetër, një makinë të re.
  • përfitimi i tretë, nëse keni mjaftueshëm kursime, është mundësia për të rritur pasurinë tuaj nëpërmjet Investimeve. Paraja që të shtohet duhet vënë në qarkullim. Por këtë do ta shqyrtojmë në një tjetër post: Si të Investoni dhe të rrisni pasurinë tuaj.

Ndoshta të kursesh nuk është një gjë e thjeshtë, por gjithashtu nuk është i pamundur. Megjithatë nuk është e pranueshme, sidomos “me kohët që po vijnë”, të mos bëhet një menaxhim i buxhetit të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *