Blerja e makinave të përdorura në internet është një zgjedhje gjithnjë e më popullore në mes të shoferëve që duan të gjejnë modelin ideal për nevojat e tyre. Rrjeti ofron një mundësi të shkëlqyeshme për tregun e automjeteve, falë disa faqeve të specializuara në shitje dhe disa të tjerave të dedikuara vetëm për botën e makinave që ofrojnë reklama të shumta për individë privatë por edhe për shitësit profesionistë që merren me makina të dorës së dytë.

Mundësitë e ofruara nga tregu i makinave të përdorura në internet kursejnë kohë por mund të fshehin edhe disa pengesa, veçanërisht kur reklamat vijnë nga individë jo të besueshëm.

Le të shohim së bashku mënyrat për të blerë automjetet në internet dhe disa këshilla për të shmangur mashtrimet.

1. Plataformat zyrtare

Nëse kërkoni siguri dhe garanci për zgjedhjen tuaj dhe nëse keni burime ekonomike të mjaftueshme për të blerë një makinë të re, atëherë padyshim që zgjedhja më e mirë është të shftetoni faqet zyrtare të prodhuesve më të mëdhenj botërorë të automjeteve. Do të gjeni staf të kualifikuar dhe madje në shumë raste edhe makina të përdorura me garanci zyrtare, financime, shërbime teknike etj. Në shumë raste do keni mundësinë për të konkorduar “online” edhe çmimin. Më poshtë do të listoj adresat për rajonin shqipfolës.

Mercedes-Benz, AMG & Smart

Një emër një garanci. Marka e automjeteve më e preferuar nga shqiptarët. Klikoni mbi emrin për të hapur faqen. Ja ku ndodhen:

  • Shqipëri:
    • Auto Star Albania Autostrada Tirane-Durres, Km-7 Tirane, Albania.
    • Doerf shpk, Autostrada Durres-Tirane Km 5, 2021 Durres, Albania, Phone: +355 68 6075 400 Fax: +355 52 231 850
Wolkswagen, Skoda, Audi, Seat, Porsche

E ardhmja është një makinë që ju ndihmon kur keni nevojë për të: Volkswagen, fjalë për fjalë në gjermanisht do të thotë makinë e popullit , lindi nën diktaturën Kombëtare Socialiste të Adolf Hitlerit, në 1937, sipas dëshirave të tij.

  • Kosovë
    • PORSCHE KOSOVA shpk Volkswagen, Skoda, Audi and Volkswagen Nutzfahrzeuge Importer Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km3 10000 Prishtinë
    • AHP Rr. Prizren-Korishë p.n. Lupishtë 20 000 Prizren
    • Baki Automobile, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km. 5, 10000 Prishtinë
  • Mal i Zi
    • Nuk është prezent
BMW, MINI, Rolls Royce

“Fabrika bavareze e motorrave”: një nga prodhuesit më të rëndësishëm dhe më prestigjioz të makinave në botë, mbi të gjitha për cilësinë e ndërtimit dhe modernitetin teknologjik dhe inxhinierik të produkteve të tij.

  • Shqipëri:

TOYOTA, DAIHATSU, LEXUS

Gjigandi automobilistik japonez në vitin 2012 shiti 9.75 milion makina, një nivel rekord që lejoi parakalimin e Amerikanes General Motors dhe të Volkswagen-it gjerman. Me nivele cilësie aq të larta sa arrijnë të japin deri në 6 vjet garanci për makinat e reja.

  • Shqipëri:
    • ALTO Sh.p.k. Autostrada Tiranë-Durrës Km 5, Rruga Monun Nr.58, Fshati Kashar, 1051 Tiranë.
  • Kosovë
  • Republika e Maqedonisë së Veriut
    • Toyota Auto Center Dooel Булевар 8-ми Септември број 21, 1000 Скопје, Република Северна Македонија
  • Mal i Zi
    • EFEL MOTORS, Bulevar Josipa Broza Tita bb – Podgorica
  • Greqi
    • Në Greqi pikat e shitjes janë të shumta, për të gjetur atë më afër jush hyni në faqen https://www.toyota.gr/
Ford

Formula 1 dhe rally, NASCAR dhe Formula Ford, Turizmo dhe Gran Turismo, Formula Truck dhe IndyCar, Le Mans dhe Sport Prototype: vetëm për të treguar historinë sportive njëqind-vjeçare të Fordit, e njohur për përdorimin e linjës së montimit dhe rrip transportues në prodhimin e automjeteve që rinovojnë dinamikën deri atëherë artizanale, do të ishte e nevojshme një enciklopedi.

  • Shqipëri:
    • Albania Motor Company, Dyqan Ford, Servicepoint 1000 Tirane, Autostrada Tirane – Durres, Km. 10, Kashar, Tirane
  • Kosovë
    • Kosova Motors J.S.C Store, Servicepoint, 10500 Magjistralja Prishtinë, Ferizaj km.4, Preoce, Gracanicë
    • GLK Motors Store, Servicepoint, 20000 Petrovë, Prizren
  • Republika e Maqedonisë së Veriut
    • Auto Nail Store, Servicepoint, 1200 Тетово, Ул. “Маршал Тито” ББ
    • Midas Grand Motors, Store, Ford Store, Servicepoint, 1000 Скопје, Бул. Босна и Херцеговина бр. 1
    • Palma Hoop, Store, Servicepoint 7500 Прилеп, ул.Леце Котески бб.
    • Bitola, Store, 7000 Битола, Ул.Михаил Апостолов Дончо Бр.7(Новачки пат)
  • Mal i Zi
    • Hapni linkun për të parë 8 shitësit e autorizuar
  • Greqi
    • Në Greqi pikat e shitjes janë të shumta, për të gjetur atë më afër jush hyni në faqen https://www.ford.gr/
Renault, Nissan, Dacia, INFINITI

Shtëpia franceze tashmë ka mbi një shekull histori. Ndër modelet më të suksesshme të markës Renault janë Clio dhe Mégane, ndërsa afirmimi në sektorin e krosover-ve është bërë kohët e fundit me Captur dhe Kadjar (ky i fundit ndërtuar mbi bazën e Nissan Qashqai).

  • Kosovë
    • Automita Prishtinë – Skopje road n.n, Preoc, 10000
  • Republika e Maqedonisë së Veriut
Fiat, Alfa Romeo, Jeep, Lancia

Panda, 500 (në versionet C, L dhe L Living), Punto, Bravo, Sedici, Freemont, Qubo dhe Doblò përfaqësojnë automjetet që aktualisht janë në listën e markës italiane të automjeteve, Fiat. Por grupi FCA ofron edhe më shumë…

  • Shqipëri:
    • ANAS Shpk Rr.Dritan Hoxha, Nr 61, Tirane, Shqiperi
    • AUTOMASTER SH.A Autostrada Tirane Durrës KM 4 Godina Nr. 115, 1051, Mëzez,Tiranë,Albania
  • Kosovë
    • Delfin Auto SH.P.K. Magj.Prishtinë-Ferizaj Km. I 7-të, Llapllasellë, 10500 Graçanicë, R. Kosovës
  • Republika e Maqedonisë së Veriut
  • Greqi
    • Në Greqi pikat e shitjes janë të shumta, për të gjetur atë më afër jush hyni në faqen https://www.fiat.gr/

2. Lajmërimet online

Nëse nuk jeni në kërkim të një makine të re dhe përpara se të dilni nga shpia doni ti “hidhni një sy” tregut, atëherë duhet të filloni patjetër me portalet online të lajmërimeve. Normalisht, në këto portale kushdo mund të fusë mjetin e vetë në shitje, privat apo shitës profesionist. Duhet të keni durim sepse ndodh shpesh që makina që keni parë të mos jetë më e disponueshme, makinat të mos jenë pikërisht si i ka përshkruar pronari etj, por keni për tu habitur se keni për të gjetur edhe shërbime cilësore. Disa shitës psh, mund tju sjellin makinën deri në shtëpi për ta parë më mirë. Mjafton vetëm të pyesni…

Këto janë faqet më të famshme të ndara për shtete

Shqipëri:

Kosovë

Republika e Maqedonisë së Veriut

Mali i Zi

Greqi

3. Ankandet online

Blerja e një makine të përdorur në ankand gjyqësor është një mundësi pak e njohur që ju lejon të bëni biznes të mirë. Por nuk është një gjë e thjeshtë: duhet të kuptoni mirë se si funksionon procedura, duke marrë parasysh një seri rreziqesh të mundshme, përndryshe rrezikoni probleme. Zakonisht makinat që janë në ankand vijnë nga kompani që kanë falimentuar. Sidoqoftë, ata gjithashtu mund të vijnë nga persona fizikë që kanë probleme serioze ekonomike dhe të cilët për këtë arsye nuk kanë mundësi të paguajnë më këstin për makinën e blerë. Cdo Shtet ka proçedurat e veta për ankandet por për mungesë informacioni nuk do ti përmëndim.

I vetmi shërbim në tregun shqipfolës me “çelësa në dorë” për momentin është AutoNet

Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe rajon, kompania AutoNet sjell platformën eletronike www.bidatonet.com e cila i’u mundëson qytetarëve dhe bizneseve qasje në ankande online të veturave nga Bashkimi Evropian.


Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi, kjo platformë elektronike ofron një gamë të gjërë të veturave kryesisht të përdorura nga kompani evropiane përmes lizingut (leasing) ku të njejtat pas një përdorimi prej 3-5 vitesh dalin në shitje.


Të gjitha këto vetura publikohen në platformë duke ofruar të dhëna të plota dhe të sakta sa i përket gjendjes së veturave, kilometrazhës, historisë së serviseve duke përfshirë fotografi, raporte të inspektimit etj. Këto detaje i mundësojnë klientëve të marrin të gjitha informacionet e nevojshme rreth veturës para se të bëjnë ofertën e tyre.


Kompania AutoNet L.L.C. është themeluar me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila e ka vlerësuar si një ide inovative dhe si një risi për vendin Kosovën e cila pritet të hapë një kapitull të ri përsa i përket shfrytëzimit të mundësive që ofron teknologjia informative duke ju mundësuar klientëve të bëjnë blerjet e veturave përmes një procesi të lehtë dhe të shpejtë.

Kushdo të jetë zgjedhja juaj, udhëtim të mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *