Material informativ nga http://www.pp.gov.al/web/7_155.pdf

Shumë njerëz pyesin se si të spiunojnë një celular pa instaluar programe. Së pari dua tju lajmëroj se ky operacion mund ti kaloje kufijtë e ligjit, dhe prandaj është detyra ime t’ju këshilloj që të mos i përdorni kundër të tjerëve. Qëllimi i vetëm i këtij artikulli është që tju tregojë teknikat e perdorura në mënyrë që të ruheni prej tyre.

Në artikujt që vijojnë do tju tregoj me imtësi teknikat e monitorimit në distancë të pajisjeve në të cilat mund të bëhemi pre. Gjithashtu, do t’ju ofroj informacione se si të veproni për të mbrojtur sigurinë e të dhënave tuaja personale.

Ju kujtojmë se ky artikull ka vetëm karakter informativ dhe se flasimshqip.com nuk mban asnjë pergjegjësi për përdorimin që bëhet me të.

Si të spiunoni një telefon celular nga distanca, pa instaluar programe

  1. Social engineering

Teknikat më të rrezikshme të spiunazhit janë ato që zakonisht nënvlehtësohen: ato që shfrytëzojnë dobësitë dhe pakujdesinë tonë. Teknikat për të cilat po flasim përcaktohen si inxhinieri sociale dhe parashikojnë, që viktima të mashtrohet, në mënyrë që të vidhen të dhënat në telefonin e tij.

Një shembull praktik i inxhinierisë sociale është kur sulmuesi, duke përdorur një justifikim të studiuar në mënyrë të zgjuar, arrin të marrë hua telefonin e viktimës dhe shfrytëzon situatën për të vjedhur të dhënat e interesit të tij (p.sh. një fjalëkalim të llogarisë, numrin e një kartë krediti etj) ose edhe për të instaluar aplikacione spiune (spz app) përmes të cilave, më pas mund të monitorojë pajisjen nga distanca.

iKeyMonitor është një shembull i këtyre aplikacioneve, i cili është krijuar për qëllime të kontrollit prindëror, por mund të përdoret gjithashtu për qëllime të hashtëligjshme. Ky aplikacion, funksionon me Android ose iOS dhe ju lejon të monitoroni të gjitha aktivitetet e kryera nga përdoruesi në telefoni e tij: aplikacionet e përdorura, regjistri i thirrjeve, mesazhet, tekstet e shtypura në tastierë dhe fakti interesant është se; të gjitha mbeten të padukshme për sytë e viktimës.

Fatkeqësisht në rastet e inxhinierisë sociale nuk ka sistem sigurie që mbanë: nëse ju i jepni smartphon-in tuaj dikujt dhe i jepni atij të gjitha mundësitë për të hyrë në të (dmth me ekran të zhbllokuar dhe të drejën për të shkarkuar ndonjë aplikacion), ekziston mundësia që ata të mund të përfitojnë për të kryer aktivitete spiunazhi.

Nëse nuk ua jepni smartphonin të huajve dhe vendosni një kod të sigurt për zhbllokimin, mund të jeni mjaft të qetë për faktin se askush nuk do të instalojë aplikacione spiune në pajisjen tuaj.

2. Link-e dashakeqe

Një teknikë tjetër spiunazhi e ngjashme me inxhinierinë sociale është ajo që përfshin sulmin e një telefoni ose llogari të përdoruesit përmes link-ve me qëllim të keq (malicious links).

Shumë shpeshë këto ndodhin përmes marrjes së SMS-ve ose mesazheve me postë elektronike: në këto mesaxhe, sulmuesi fton viktimën të vizitojë një link, të cilat mund t’i referohen aplikacioneve spiunë që, në heshtje, instalohen në telefon dhe lejojnë monitorimin nga distanca.

Një tjetër rrezik për tu kujdesur është ai që lidhet me link-e që lidhen me faqet e rreme të rrjetiteve sociale, shërbimet në internet (psh e-albania) ose institucionet bankare. Në këto raste, përdoruesi-viktimë është i ftuar të fusë të dhënat e hyrjes në llogarive të tij ose numrat e kartës së kreditit, në mënyrë që të zbatojë përpjekjet e vërteta të phishing(Phishing është një lloj mashtrimit në internet përmes të cilit një sulmues përpiqet të mashtrojë viktimën duke e bindur atë të sigurojë informacione personale, të dhëna financiare ose kode aksesi, duke pretenduar se është një entitet i besueshëm në komunikimin dixhital). Në fakt, të dhënat e futura vidhen nga sulmuesi, i cili kështu fiton hyrjen në llogaritë e viktimës dhe / ose të dhënat e kartës së kreditit.

Në këtë rast, për të mbrojtur në mënyrë të duhur, duhet të bllokoni instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura (një masë e domosdoshme vetëm në telefonat Android, të cilët i nënshtrohen rrezikut nga malware më shumë se iOS).

Për të çaktivizuar instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura (pra nga burime të ndryshme nga Dyqani Google Play), sipas gjuhës që keni në telefon shkoni te menuja:

  • Cilësimet> Siguria dhe privatësia> Të tjera> Instaloni aplikacione të panjohura.
  • Settings> Security and privacy> Other> Install unknown apps.
  • Impostazioni > Sicurezza e privacy > Altro > Installa app sconosciute.

Dhe sigurohuni që ta keni vënë butonin në OFF. Gjithashtu, nëse mundeni, instaloni një antivirus të mirë për Android.

Sugjerimi është që të jeni të kujdesshëm ndaj lidhjeve të marra përmes postës elektronike ose SMS.

3. Dobësitë e aplikacioneve

Armët e tjera të mundshme në duart e sulmuesve janë mungesat e sigurisë dhe të metat në sofware-et të cilat mund të jenë të pranishme në sistemet operative dhe aplikacionet që përdorim në telefonat tanë.

Mendoni psh për WhatsApp dhe funksionin e tij të WhatsApp Web ose client- WhatsApp për Windows dhe macOS, falë të cilave ju mund të “përsërisni” aplikacionin prezent në smartphone tuaj në kompjuter (ose edhe në tablet) , duke pasur kështu pamje në të gjitha bisedat.

WhatsApp Web, si dhe client-i zyrtar WhatsApp për Windows dhe macOS, funksionon thjesht duke skanuar një kod QR me kamerën e smartphonit.

Sapo të skanohet kodi në fjalë, bëhet e mundur të hyni në WhatsApp nga një kompjuter thjesht duke u lidhur në faqen e internetit të WhatsApp ose duke hapur klientin WhatsApp për PC.

Kjo do të thotë që një sulmues mund të marrë përkohësisht smartphone tuaj (mbase duke përdorur një teknikë të inxhinierisë sociale ), të skanojë kodin QR të WhatsApp Web në PC ose tabletin e tij dhe të marrë leje të vazhdueshme në llogarinë tuaj WhatsApp pa e vënë re. (i vetmi lajmërim ëshë se WhatsApp dërgon njoftime kur një lidhje e re është vendosur në një kompjuter por nëse kjo lidhje nuk mbyllet…).

Për të shmangur këto rreziqe, duhet të përdorni versionet më të përditësuara të aplikacioneve dhe sistemeve operative, si dhe, herë pas here, të kontrolloni se çfarë lejesh kanë aplikacionet në telefon.

4. Kamerat spiune

Spiunimi në një telefoni celular pa instaluar programe nuk është i lehtë, dhe nuk është një operacion brenda mundësive të çdokujt. Fatkeqësisht, me ndihmën e kamerave spiunë dhe / ose pajisjeve të tjera të mbikëqyrjes, ky operacion është bërë më i arritshëm.

Në fakt, duhet të dini që, me ndihmën e këtyre pajisjeve, mund të vidhen fjalëkalime, numra të kartave të kreditit dhe informacione të tjera të rëndësishme: është e mjaftueshme që viktima të jetë nën pamjen e kamerës kur të futë këto të dhëna në smartphone-in e tij dhe mbarojë puna!

Sigurohuni që të shikoni rreth e rrotull përpara se ta bëni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *