Personi në imazhin më sipër nuk ekziston. Një Inteligjencë Artificiale e bazuar në teknologjinë NVIDIA, ka mësuar të krijojë fytyra të përsosura fallco ose fake.

Philip Wang, inxhinier softuerësh në Uber, ka krijuar një faqe interneti (linku më poshtë) duke përdorur një GPU NVIDIA(Graphics processing unit) dhe një server me qera për të krijuar një album të pafund me portrete të rremë. Algoritmi që qëndron pas kësaj faqeje është trajnuar në një mori shumë e madhe të imazheve reale, kështu që përdor një lloj rrjeti nervor të njohur si një rrjet gjenerues kundërshtues (ose GAN) për të sajuar shembuj të rinj.

“Sa herë që perditësohet faqja, rrjeti gjeneron një imazh të ri nga e para,” shkroi Wang në një postim në Facebook.

Kuadri themelor i inteligjencës artificiale që fuqizon faqen u shpik fillimisht nga një studiues i quajtur Ian Goodfellow. Qasja e Nvidia ndaj algoritmit, e quajtur StyleGAN, kohët e fundit është bërë me burim të hapur (open surce) dhe ka rezultuar tepër fleksibël. Edhe pse ky version i modelit është i trajnuar për të gjeneruar fytyra njerëzore, ai, në teori, mund të imitojë çdo burim. Studiuesit tashmë po eksperimentojnë me qëllime të tjera, përfshirë karaktere kartonash, personazhe ose modele të reja makinash.

Vizitoni faqen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *