freepngimg.com/png/19322-whatsapp-png-image/download

Whatsapp ka të drejtë të lexojë listën tonë të kontakteve, të kontrollojë sa herë ne kontaktojmë me ta, llojin e marrëdhënieve që kemi me ta, pozicionin tonë dhe ndoshta shumë informacione të tjera.

Shumojeni këtë me 1.5 miliardë përdorues – një informacion i jashtëzakonshëm.

Nuk duhet të çuditemi për faktin që Facebook, një kompani që fiton kryesisht nga reklamat, pagoi 19 miliardë dollarë në 2014 për të marrë Whatsapp edhe e la pa pagesë.

Në fakt, i gjithë ai informacion përdoret për të ndërtuar profilin e çdo përdoruesi, në mënyrë që ti shfaqin reklamim në një mënyrë individuale. Termi teknik është reklamimi i sjelljes (behavioural targeting).

Është një teknikë e përdorur në marketing veçanërisht në reklamimin në internet për të rritur efektivitetin e një fushate reklamimi.

Dhe këtë e paguajnë ndërmarrjet që duan të promovojnë produktet e tyre.

Në thelb, modeli i biznesit i Whatsapp është i njëjtë me Google: të sigurojë një shërbim të nivelit më të lartë në këmbim të të dhënave të përdoruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *