<<” Ka patur sukses ai që ka jetuar mirë, ai që ka qeshur shpesh dhe që ka dashur shumë; kush ka fituar respektin e njerëzve inteligjent dhe dashurinë e fëmijëve të vegjël; kush ka gjetur vendin e tij dhe ka kryer detyrën e tij; kush ka lënë botën më mirë sesa e gjeti, falë një lulekuqe të kultivuar, një poezie të përsosur ose një shpirti të shpëtuar; kush ka arritur të vlerësojnë bukurinë e Tokës dhe kurrë nuk ka humbur asnjë mundësi për ta shprehur; ai që ka kërkuar gjithmonë më të mirën në të tjerët dhe u ka dhënë më të mirën nga vetja; ai, e të cilit jeta ka qenë një burim frymëzimi, kujtimi i të cilit është një bekim ” >>
(Bessie Anderson Stanley)

E bukur apo jo!? Ky citim është zgjedhur për të përshkruar suksesin, sipas wiktionary.org, por suksesi për të cilin dua të flas sot është më konkret dhe ka rregulla më të qarta…

E shikoni zotërinë ktu poshtë?

Është Ray Dalio. Sipas Bloomberg (qershor 2019), është personi i 58-të më i pasur në botë. Pasuria e tij personale vlerësohet nga Forbes në Janar 2020 në 18.7 miliardë dollarë. (Wikipedia)

Gjatë punës së tij të parë i gjuajti shefit të me grusht, dhe kështu fitoi pushimin e parë nga puna.

Dalio ishte një person largpamës dhe nuk donte të jetonte një jetë mediokre. Dëshironte të arrinte suksesin me çdo kusht, por nuk e kishte idenë si ta fillonte.

Filloi ghithsesi.

Gjatë rrugës së jetës, Dalio zbuloi një seri parimesh inovative, në të cilat ai identifikon arsyet e suksesit dhe të cilat ai tani ndan në një libër të botuar në vitin 2017. Parimet e suksesit është plot me ide revolucionare, me një qasje të qartë dhe të drejtpërdrejtë në proçeset e vendimmarrjes, drër të cilat edhe metodën inovative ‘vlefshmëria e opinionit’ e hartuar nga Dalio, të cilën çdokush mund ta zbatojë për të arritur çfarëdo qëllimi.

Sipas Ray Dalio, çdo proces, qoftë edhe ai njerëzor, mund të shihet si një makinë. Dhe si me çdo makinë, ekzistojnë teknika dhe rregulla të përdorimit, të cilat lejojnë zbatimin e tyre efektiv.

Nëse dëshironi të gjeni ose studioni një strategji jete ose pune, të përshkruar në detaje, në një mënyrë thuajse shkencore (ose mekanike, siç do të thotë Ray), ky libër bën për ju.

Nën hijen e librit i tij, më poshtë do të listojmë 8 pikat kryesore për të arritur suksesin:

  1. Vendosni se cilën rrugë doni të merrni dhe keni guximin ta bëni atë.
  2. Metabolizoni çdo gabim dhe mësoni prej tij.
  3. Studioni se si funksionon makina e jetës.
  4. Shmangni dy pengesa: egon tuaj dhe gjërat që nuk kuptoni.
  5. Rrethoni veten me njerëz që janë të mirë në atë që nuk keni arritur të bëni.
  6. Luftoni me pozitivitet.

Le ti shikojmë një nga një

1. Vendosni se cilën rrugë doni të merrni dhe keni guximin ta bëni atë.

“Nëse nuk e dini se ku doni të shkoni, nuk ka rëndësi se cilën rrugë merni.”

Anonim

Nëse nuk e dimë se ku duam të shkojmë, teknikat dhe strategjitë e rritjes personale rrezikojnë të jenë thjesht kohë e humbur . Çfarë na duhet të kemi më shumë vetë-kontroll nëse ky nuk ka për qëllim një synim më të lartë? Cila është arsyeja e të qenurit më produktiv, nëse aktivitetet që bëjmë nuk na shpien në asnjë mënyrë, drejt një jete më të mirë?

Gjetja e synimit tuaj kërkon përpjekje dhe, mbi të gjitha, një predispozicion për të dalë nga zona juaj e rehatisë.
Farë do të thotë?
Nëse me të vërtetë dëshironi të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni të bëheni, do të duhet të shtyni veten përtej rutinës, të eksploroni territore që duken të pashpjeguara për ju dhe të merrni disa rreziqe.

Një mënyrë efektive për të gjetur rrugën tuaj është përmes veprimit, në hapa të vegjël: vendosni qëllime të vogla ditore për t’u arritur brenda një muaji.

Janë pikërisht hapat e vegjël që ndërmerrni që gradualisht do të bëhen zakone të fuqishme të virtytshme.

Vendosni synime për të arritur çdo muaj që ju afrojnë drejt një ndryshimi. Le të supozojmë se jeni, deri më sot, të pakënaqur me jetën tuaj profesionale dhe dëshironi të ndryshoni rrënjësisht rrugën tuaj.

Cilët janë tre synimet që mund të vendosni brenda një muaji për të njohur më mirë pasionet tuaja dhe për t’i zhvilluar ato? Një nga këto mund të jetë, për shembull, të kalosh një fundjavë larg shtëpisë për t’u përkushtuar për të shkruar vizionin e jetës tënde. Gjithmonë filloni me një hap të vogël për të arritur më pas qëllime gjithnjë e më ambicioze.

2. Metabolizoni çdo gabim dhe mësoni prej tij.

frustrated young business man working on laptop computer at office

Jemi njërëz dhe gabojmë!

Mendohuni pak, kur jemi fëmijë, provojmë vazhdimisht të bëjmë gjëra pa vetëdije. Rrimë për një vit duke hecur këmba-doraz dhe pastaj, papritur, vendosim që duam të ngrihemi në këmbë, dhe madje të bëjmë disa hapa në mënyrë të pavarur.

Kur jemi të vegjël për të kaluar nga niveli A në nivelin B, nuk na intereson nëse biem, gërrvishim bërrylat dhe gjunjët, do vëmë të gjithë entuziazmin dhe besimin që kemi, për të arritur qëllimin. Dhe kjo nuk ndodh papritur, por mbas qindra e qindra provash.

Kjo ndodh sepse jemi tërësisht të zhytur dhe të përqendruar në rezultatin që duam të arrijmë.

Në shkencat ekzakte, psh. matematikë dhe fizikë, dështimi nuk ekziston fare, madje as si koncept. Cilodo përfundim është një është rezultat, dhe përpunohet si i tillë. Ne duhet të mësojmë të bëjmë të njëjtën gjë në jetë: përpara një rezultati (të çdo lloji, pozitiv dhe negativ), veçanërisht nëse është larg nga pritjet tona, duhet të ndalemi, të vëzhgojmë, analizojmë dhe ripërpunojmë derisa të arrihet ajo që pritet.

3. Studioni se si funksionon makina e jetës.

Çdo gjë fillon nga ekzaminimi dhe pranimi i realitetit, për të përcaktuar më pas strategjinë optimale për të vazhduar në rrugën që keni vendosur. Është thelbësore, që në mëndjen tënde, të njohësh veten dhe skemat e sjelljeve të të tjerëve. Në këtë mënyrë, duke marrë vendime në mënyrë më efikase, ka më shumë të ngjarë të keni sukses.

4. Shmangni dy pengesa: egon tuaj dhe gjërat që nuk kuptoni.

Egoja jonë, shpesh mund të përfaqësojë një kufi të vërtetë dhe në shumë raste përpiqet të na bllokojë plotësisht.

Në fakt, aq sa më shumë egoja shkëputet nga realiteti i vetvetes, aq më shumë probleme mund të shfaqen brenda nesh.

Me siguri keni dëgjuar thëniet që thonë: je egoist ose ke një ego gjigande.

Kur flasim për një ego të tepruar i referohemi gjendjes në të cilën një person beson të jetë një individ krejtësisht i ndryshëm nga ai që është në të vërtetë.

Kjo do të thotë, që kemi një këndvështrim të ndryshëm rreth vetes që nuk përkon me realitetin. Të kesh një ego që nuk është e sinkronizuar me realitetin, mund ta komplikojë jetën.

5. Rrethoni veten me njerëz që janë të mirë në atë që nuk keni arritur të bëni.

Të pëlqen apo jo, njerëzit që ju rrethojnë ju ndikojnë. Nëse e rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe entuziastë, optimizmi i tyre do t’ju “infektojë”.

Është e rëndësishme të rrethoni veten me njerëz që besojnë dhe mbështesin vizionin tuaj. Qëndroni larg kundërshtarëve dhe cinikëve pasi do t’ju vrasin ëndrrat dhe do t’ju demoralizojnë. Kur rrethohemi me njerëz pozitivë shpëtojmë nga negativiteti që është rreth nesh dhe krijojmë më shumë mundësi për të promovuar dhe rinovuar energjinë. Duke bërë këtë jo vetëm që e pasurojmë jetën tonë, por gjithashtu zhvillojmë një hapësirë

6. Luftoni me pozitivitet.

Mjafton të vëzhgosh njerëzit për të kuptuar ndryshimin në qasjen e tyre në jetë. Pesimistët duket sikur zvarriten me vështirësi, duken si të humbur dhe të demotivuar.

Kushdo që ka një qëndrim pozitiv, është gjithmonë me energji dhe ngarkesë jetike. Kjo ndodh sepse një qëndrimi pozitiv shkakton entuziazëm.

Kuptohet se sjellja jonë nuk është statike por perceptuese, ndryshon sipas situatave që jetojmë. Të kesh një qëndrim optimist nuk do të thotë të rrish gjithmonë duke buzëqeshur, por të dish të menaxhosh edhe momentet negative dhe të përpiqesh t’i zgjidhësh pa u shtypur prej tyre.

Kto pika nuk janë aq të thjeshta se sa duken, ashtu si nuk është e thjeshtë të jeshë një nga 100 njërëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye Ray Dalio thekson në librin e tij, se çelësi i çdo gjëjë është Rezistenca.

Të lexosh një post si ky nuk do të ndryshojë jetën nëse nuk mer nismën për të filluar dhe nëse nuk ke rezistencën për të vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *