Truri, computer illustration,

Fakti që ne përdorim vetëm 10% të trurit është një besim, një legjendë urbane që tregon vetëm se çdo gjë vazhdon duke u përsëritur dhe përhapur përfundon duke u bërë e vërtetë. Sidoqoftë, një teori e tillë jo vetëm që nuk ka prova shkencore, por përkundrazi, shkenca ka prova që e mohojnë atë dhe do të ishte gjithashtu e pakuptimtë nga një këndvështrim evolucionar.

E gjitha filloi me një deklaratë të William James, një psikolog amerikan i cili në librin e tij të vitit 1908 deklaroi se “ne jemi duke përdorur vetëm një pjesë të vogël të burimeve tona të mundshme mendore dhe fizike” dhe që nga ajo kohë shumë kanë ripërpunuar këtë pretendim në mijë mënyra duke përfunduar krijimin e kësaj teorie fantazmë. Megjithëse sipas Christian Jarret, një neuroshkencëtar dhe gazetar, autorësia e idesë së çuditshme është e pasigurt. Një nga burimet e mundshme është libri “Si të bësh miq dhe të kesh ndikim“, që është praktikish manuali i parë i vetë-ndihmës, botuar në 1936 në Shtetet e Bashkuara, dhe i cili shiti mbi 15 milion të kopjeve në të gjithë botën.

Por ky mit i rremë mund të burojë edhe nga një keqkuptim: në fakt, 90% e qelizave tona të trurit quhen gliale” dhe ato kujdesen të ushqejnë, mbështesin dhe mbrojnë neuronet, duke mos ndërhyrë kështu në krijimin e proceseve njohëse (konjitive). Por pikërisht për këtë arsye këto qeliza nuk do mund të “shndërroheshin” në neurone dhe po për këtë arsye nuk do të kishte asnjë mënyrë për të rritur aftësinë tonë intelektuale.

Për më tepër, është i njëjti ligj i evolucionit që mohon këtë supozim: natyra ka tendencë të eliminojë atë që një organizëm nuk e përdor (mendoni për bishtin tek njerëzit) sepse çdo organ i papërdorur mund të pengojë mbijetesën, duke përbërë një pikë të dobët nga pikpamja evolucionare.

Në të vërtetë, në epokën e sotme kemi pajisjet teknologjike të nevojshme për të verifikuar zonat e trurit dhe për të vëzhguar aktivitetin e tyre, dhe deri më tani nuk ka asnjë dëshmi të ndonjë zone të trurit që nuk ka një funksion specifik ose që nuk është aktive.

Me pak fjalë: përdorimi i 10% të trurit është një legjendë e thjeshtë urbane që është përhapur falë joshjes që ka arritur të ngjallë tek përdoruesit dhe që i ka dhënë hapësirë ​​të bollshme imagjinatës së gazetarëve, shkrimtarëve dhe blog-erëve që me ktë lajm, kanl bërë ndonjë ca para më shumë.

Pra, rrini të qetë, truri juaj po punon 100%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *