Po mendoni të udhëtoni jashtë vëndit ose doni të ktheheni në Atdhe, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi apo kudo që ndodheni? Nuk jeni të sigurtë për rrugën dhe po mendoni të përdorni telefonin tuaj si navigator? E dimë që ka shumë aplicacione që shërbejnë si navigator GPS online, pra që kanë nevojë për një lidhje të vazhdueshme interneti. Po si tja bëjmë nëse duam të udhëtojmë drejt një zone ku ofertat tona nuk janë të vlefshme, ose thjesht nuk na kap telefoni?

Keni gjetur udhëzimin e duhur! Më poshtë do të listoj navigantorët off-line më të besueshëm të momentit. Më parë dua të kujtoj se nëse keni kontratë telefonike të një shteti të Bashkimit Evropian atëhere të ghitha ofertat që keni vlejnë në të gjithë hapsirën gjeografike të Bashkimit.

1) Google Maps

Google Maps është navigatori online më i përdorur në botë, por jo të gjithë e dinë që ofron edhe një mënyrë për të shkarkuar dhe ruajtur hartat e një rajoni specifik për t’u përdorur pa linjë.

Për të shkarkuar një hartë, prekni menunë me tre linjat horizontale në këndin e sipërm të majtë, pastaj zgjidhni “Hartat Offline“. Google do të rekomandojë menjëherë disa harta për t’u shkarkuar, bazuar në shtëpinë tuaj dhe vendet ku keni udhëtuar më shpesh. Por gjithashtu mund të shtypni mbi menunë “Zgjidhni hartën tuaj” për të shkarkuar një zonë tjetër.

Madhësia maksimale e shkarkimit është 2Gb, e cila është e barabartë me një sipërfaqe prej rreth 320×200 Km. Nëse rrini 30 ditë pa një lidhje interneti, aplikacioni i fshin automatikisht hartat e shkarkuara.

2) Sygic

Im. i kapur nga https://play.google.com/store/apps/details?id=com.sygic.aura

Sygic është aplikacioni më i instaluar për navigimin jashtë linje përmes GPS në Google Play Store. Kompania ka një marrëveshje me TomTom e cila i lejon asaj të sigurojë harta offline për çdo vend të botës.

Karakteristika të tjera të dukshme përfshijnë pëerditsime falas për hartën, navigimin GPS të udhëhequr nga zëri (jo në shqip) dhe navigimin GPS për kur jeni në këmbë.

Aplikacioni automatikisht do t’ju njoftojë për praninë e parkingjeve më të afërt të makinave dhe stacioneve të karburantit, si dhe të sigurojë informacione rreth kamerave të shpejtësisë.

Sygic ofron një version falas dhe një me pagesë. Kjo e fundit mund të përdoret falas për 7 ditë pasi ta keni shkarkuar.

3) MAPS.ME

Im i kapur nga https://play.google.com/store/apps/details?id=com.mapswithme.maps.pro&hl=it

ËShtë një aplikacion plotësisht pa pagesë që ia vlen të merret në konsideratë.

Në modalitetin offline ekziston një funksion i plotë kërkimi, navigim me zë (jo në shqip), rillogaritja e itinerareve (nëse ngatërroni rrugën) dhe transporti publik. Në hartë do tju tregohen edhe ATM-të (bankomatet), restorantet dhe pikat e interesit.

Hartat janë të përditsuara nga OpenStreetMap dhe janë plotësisht open source dmth me burim të hapur(pa të drejta autori).

4)  MapFactor GPS Navigation Maps

Një tjetër aplikacion i shkëlqyer navigimi për Android. Në fillimin do t’ju kërkojë të shkarkoni hartat që do të përdoren offline (vini re se aplikacioni funksionon vetëm offline). Ka mbi 200 harta të shkarkueshme, duke përfshirë 56 në Evropë dhe 53 në Amerikë.

Hartat janë të organizuara sipas vendit, por në nëndarjet janë të disponueshme në zona me dendësi të lartë të popullsisë. Për disa zona ka edhe njoftime për kamerat e shpejtësisë. Çdo hartë mer të dhënat nga OpenStreetMap.

5) HERE WeGo

Im. i kapur nga https://play.google.com/store/apps/details?id=com.here.app.maps&hl=it

Kjo aplikacion ofron harta offline për mbi njëqind vende. Hartat përfshijnë udhëzimet e drejtimit, çmimet e biletave të transportit publik, çmimet car-sharing dhe oraret e trenave dhe autobusëve.

Kur shkruani një rrugë, aplikacioni krahason alternativat me makinë, biçikletë, në këmbë, me taksi dhe me transport publik për të gjetur rrugën më të shpejtë dhe më të lirë. Madje është në gjendje të njoftojë nëse rruga duhet të merret kryesisht në fushë apo në zonë malore.

Informacioni mbi transportin publik është në dispozicion për më shumë se 1300 qytete në të gjithë botën, përfshirë Amerikën e Veriut dhe Evropën.

6) GPS CoPilot

Im i kapur nga https://play.google.com/store/apps/details?id=com.alk.copilot.mapviewer&hl=it

Është një aplikacion që ka për qëllim kryesisht shoferët, dhe jo ata që preferojnë të lëvizin në këmbë.

E veçanta është planifikimi i itinerarit: për secilin pikëmbërritje ofron tre rrugë. Dhe për secilin nga tre rrugët, mund të shtohen deri në 52 koordinata individuale. Psh. nëse doni të udhetoni nga Franca për në Shqipëri, mund të përshtatni rrugën sipas vëndeve ku doni të kaloni. Nga Italia (sepse do takoni një mik) apo nga Zvicra edhe Austria (sepse doni të vizitoni një qytet) etj.

CoPilot gjithashtu përmban mijëra pika interesi, siç janë hotelet, restorantet dhe ATM-të që mund të kërkohen në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *