Kujt nuk i ka ndodhur të lëvizë korsitë e supermarketit duke shikuar telefonin për të parë mesazhe, rrjetet sociale ose për të lexuar lajmin e fundit.

Eshtë e njohur botërisht se perdorimi i smartphone-ve ndikon në menyrë të pashmangshme në të gjitha veprimet dhe vendimet që marrim gjatë ditës. Pa dyshim që edhe koha që kalojmë në supermarket nuk i shpëton këtij ndikimi.


Tentativën për ta vëtetuar shkencërisht këtë, e bënë sikologët e Universitetit të qytetit Bath në Angli duke monitoruar sjelljen e 500 personave të angazhuar në një pazar të zakonshëm në supermarket. Testi është kryer me përdorimin disa syzeve speciale, të afta për të regjistruar lëvizjet e syve. Në këtë mënyrë, ata ishin në gjendje të vëzhgonin atë që personat e përfshirë shikonin gjatë lëvizjeve të tyre normale nëpër korridoret e supermarketit: nga rezultatet doli që kontrollimi ose përdorimi i shpeshtë telefonit çon në shpenzime deri në 41% më shumë, sepse shpërqendron nga rruga e zakonshme midis rafteve duke çaktivizuar rutinën me të cilin zakonisht blejmë.

Shumica e konsumatorëve zakonisht blejnë gjithmonë të njëjtat produkte dhe automatikisht lëvizin në raftet ku janë këto, duke lënë pas dore gjithçka tjetër. Përkundrazi, duke parë ekranin e smartphone-ve konsumatorët shpërqendrohen dhe rruga bëhet më e ngadaltë dhe më e paparashikueshme. Në këtë mënyrë, vëmendja mund të kapet më lehtë nga produktet që më parë do të ishin injoruar, dhe që përkundrazi të përfundonin në karrocat e blerjeve, duke bërë që kostoja e blerjeve të ngrihet ndikuheshëm.


PERQENDRIM! Kjo vlen për gjithçka në jetë, por të paktën nëse duam të blejmë produktet që na duhen vërtet, dmth të shpenzojmë më pak, është padyshim më mirë të qëndrojmë të përqendruar në shpenzime, duke shmangur shikimin në ekran e telefonit tonë për të kontrolluar mesazhet dhe rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *