Pse kur humbim kontrollin e sendeve që kemi në dorë, ato bien në dysheme në vend që të rrinë në ajër? Isak Njuton, i bëri vetes të njëjtën pyetje dhe zbuloi forcën e gravitetit! Ja çfarë është dhe si funksionon.

Thuhet, se një ditë në vitin1666, studiuesi anglez Isaac Newton ishte duke pushuar nën një pemë kur një mollë i ra në kokë. Duke marrë frutin, Njutoni pyeti veten se çfarë mekanizmi i çuditshëm fizik i bën të gjitha objektet në botë, që të bien në toke në mungesë të një mbështetje. Kjo, sipas historisë, ishte hapi i parë drejt zbulimit të gravitetit!

TEORIA NEWTONIANE

Sot ne nuk e dimë nëse episodi i mollës ka ndodhur me të vërtetë, por pa dyshim Sir Isaac Newton ishte i pari që hodhi themelet teorike në lidhje me ekzistencën e një force që jo vetëm bën që objektet të bien në tokë, por edhe nuk i lejon të fluturojnë larg.

Termi Gravitet rrjedh nga fjala latine gravis, që do të thotë “e rëndë”. Forca përshkon botën tonë të përditshme. Ajo na mban të ankoruar në sipërfaqen e tokës, ndalon ajrin që thithim të humbasë në hapësirë, e mban Hënën në orbitë rreth Tokës dhe Tokën rreth Diellit. Graviteti i jep ritmin valles kozmike që luajnë pa reshtur miliona e miliona trupa, nga asteroide të vegjël deri në galaktika. Tani e konsiderojmë si të mirëqenë faktin se graviteti është i vetmi përgjegjës për një numër të madh të ngjarjesh, tokësore dhe jashtëtokësore. Por para zbulimeve të Njuton-it askush nuk e imagjinonte që forca që e bën një mollë të bjerë në tokë ishte e njëjta forcë që mban planetet në orbitë rreth Diellit.

CFARE ESHTE KONKRETISHT?

Kjo është deklarata e shkencëtarit britanik:

“Dy trupa që kanë masë, tërheqin njëri-tjetrin me një forcë që është drejtpërdrejt proporcionale me prodhimin e masave dhe në mënyrë jo drejtpërdrejt proporcionale me katrorin e distancës që i ndan”.

Njutoni, pra, zbuloi se çdo objekt i pajisur me masë (pra me materie) ushtron këtë forcë mbi trupat e tjerë, që kanë një masë gjithashtu, duke i tërhequr ata. Kjo forcë ndryshon në bazë të masës së vetë trupave. Sa më e madhe të jetë masa, aq më e madhe është forca e ushtruar.

Hëna, për shembull, e cila është më e vogël se Toka, ushtron një forcë të gravitetit pothuajse gjashtë herë më pak se ajo e Tokës. A e kuptoni tani pse astronautët bënë hapa kaq të lartë në sipërfaqen hënore?

Ideja e Einstein-it.

Njuton-i, pasi pranoi ekzistencën e gravitetit, filloi të shkruante me kujdes ekuacionet që e përshkruajnë, por kurrë nuk u shqetësua të shpjegojë funksionimin e tij. Puna e tij ishte vetëm një “manual udhëzues” për përdorimin e gravitetit – një manual që fizikantë, astronomë dhe inxhinierë kanë përdorur me sukses për të dërguar raketa në Hënë, në Mars dhe planetë të tjerë, për të parashikuar eklipset, për të llogaritur lëvizjet e kometave etj. Por esenca e gravitetit ishte një “kuti e zezë” dhe mekanizmi i brendshëm i funksionimit mbeti një mister. Sigurisht, për sa kohë që jemi në gjendje të përdorim një “paisje”, nuk kemi pse të shqetësohemi se si funksionon; por nëse paisja (CD player ose kompjuteri ynë prishet), atëherë bëhet thelbësore të dimë se çfarë ka brenda
që të jemi në gjendje ta rregullojmë atë. Ajnshtajni zbuloi falë relativitetit të kufizuar se gravitacioni i Njuton-it, pamvarësisht konfirmimit eksperimental në shumë shekuj , ishte “i thyer” në një mënyrë shumë të keqe, dhe se për ta riparuar ishte i nevojshëm zbulimi i natyrës së vërtetë të gravitetit.

Ajnshtajni me Teorinë e tij të Relativitetit të Përgjithshëm, shpërndau një intuitë që ndryshoi përgjithmonë konceptimin tonë për universin: idenë që hapësira përthyet në prani të materies, dhe se koha rrjedh më shumë ngadalë afër masave të mëdha.

GRAVITETI NË MËNDJEN TONË

Por forca e gravitetit nuk ka ndikim vetëm në botën fizike, është aq e “fortë” sa ndikon edhe mënyrën se si truri jon analizon dhe ndyshon informacionet që i vijnë nga sytë. Kjo foto është krijuar posaçmërish për të treguar se si graviteti ndikon në mëndjen tonë. Të gjithë do të shikojmë thjesht zotin Obama me kokë poshtë. Por në të vërtetë truri jonë, është aq shumë i ndikuar nga graviteti, sa nuk la lejon të shikojmë se imazhi është i modifikuar sepse konsideron formën e syve dhe të gojës normale si efekt të gravitetit.

Z. Obama

Kthejeni imazhin me kokë poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *