A e di kush është ky në foto?


Vërtet nuk e dini?

As unë, sepse për fat të keq mediat që flasin për të, nuk e kanë vrarë shumë mëndjen për ti shkruar emrin. Janë kujdesur vetëm të tregojnë se cfarë pune bën.
Noton në ujërat e zeza të qytetit Dhaka në Bangladesh. Punon për bashkinë e Dhakes dmth. Detyra e tij është të pastrojë kanalizimet ku rrjedhin ujërat e pista të 14 milion njerëzve. Ujrat e zeza.
Nuk mban ndonjë veshje që ta mbrojë ose syze. Eshtë e lehtë ta kuptosh se nëse nuk mban gojën mbyllur mirë … E vetmja “masë sigurie” që ka është shkopi që përdorin kolegët e tij për ta nxjerrë jashtë.
Tani imagjino situatën tënde.
Detyra jote e vetme është të ulesh përpara një tryeze dhe të mësosh gjëra të reja. Për të stërvitur mendjen. Dhe kur të lodhesh të pret:
Shtrati i ngrohtë dhe i rehatshëm çdo natë.MuzikëUshqim i mirë çdo ditë.Edhe kafen sa herë ta duash
Për të gjithë ata që nuk kanë një jetë kaq të lehtë, është detyra jote që të vësh gjithë vetveten në atë që bën, në këtë rast studimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *