15 sinjale radio misterioze duhet të kenë ardhur nga një galaktikë xhuxhe 3 miliardë vjet dritë larg.

Stephen Hawking, gjeniu i astrofizikës që u ul në karrigen e Isaac Newtonit në Kembrixh, ndoshta zbuloi, në Univers, diçka nga e cila ai kishte më shumë frikë: gjurmët e jetës jashtëtokësore.

Me një paralajmërim që na shqetëson, Hawking ka qënë prej kohësh kundër kontaktit me të huajt: “I injoroni, nuk u përgjigjemi atyre mesazheve, ata do të kishin për ne të njëjtën konsideratë që ne do ti rezervonim baktereve, dhe nëse do t’i takonim ata do të na trajtonin siç trajtoi Kristofer Kolombi vendasit në “botën e re”. Pavarësisht nga ajo që mendonte ai, një takim duket i pamundur.

Në fakt, sinjalet (valet) radio udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe ato që sapo ishin diktuar e kishin burimin 3 miliard vjet më parë, kur Toka ishte 2 miliardë vjeç dhe strehonte vetëm format e jetës njëqelizore.

“Nëse i ka dërguar një i huaj, ka shumë kohë që ka vdekur , dhe nëse do t’i kthenim përgjigje, civilizimi ynë do të jetë kthyer në pluhur kur sinjalet ti kenë arritur.”

Duke u sinkronizuar në 10 miliardë frekuenca të ndryshme, shkencëtarët po shqyrtojnë imtësisht 100 galaktikat më të afërta. Kjo mundësohet edhe nga ndihma e 9 milion vullnetarëve, të cilët po vënë kompjuterat e tyre në dispozicion në të gjithë botën për të ndihmuar qendrën kërkimore të ekzaminojë të dhënat. . .

Nga mund të vinin shenjat?

Sinjalet, në këtë rast, u zbuluan nga Teleskopi Green Bank, në Virxhinia-n Perëndimore, për herë të parë në vitin 2012. Në 2015 dhe 2016 burimi i sinjalit ishte akoma aktiv dhe përjashtohej që impulset të mund të vinin nga “shpërthime të rastësishme të një supernova “.

Supozohet se kjo sinjale mund të jenë krijuar rastesisht nga burime energjije të përdorura nga jashtëtokësorët për të lëvizur mjetet e tyre, por po studiohet edhe hipoteza se ato vijnë nga një yll neutronesh, një nga trupat qiellorë më të çuditshëm në Univers.

Steven Hawking ishte i sigurt se format e jetës jashtëtokësore ekzistojnë diku në galaktikë.

Por gjithashtu ishte i bindur se nëse do t’i zbulonim, do të ishte shumë më mirë që ata të mos na zbulonin ne: “Nëse dikush nga jashtë Tokës do vinte të na vizitonte, nuk do t’na pëlqenin aspak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *