Mbahuni fort.

Do t’ju tregoj disa sekrete (nqse mund të quhen kështu …) për të zbuluar nëse bashkëbiseduesi juaj është i tërhequr nga ju. Por dijeni që nuk mund t’ua garantoj 100%, sepse situatat e vërteta janë shumë më komplekse.

Nuk mund t’ju ofroj një bazë të fortë shkencore mbi të cilën mund të bazohen pretendimet e mia, e cila do të jetë shumë më e lehtë për psikologët dhe ekspertët e NPL (Neuro-linguistic programming), të cilët janë më të përgatitur dhe me titull për të folur në lidhje me këtë temë. Unë thjesht do t’ju tregoj për përvojat e mia, pa pretenduar shkencë të saktë.

Më në fund, do t’ju flas nga një këndvështrim mashkullor, pasi kam pak përvoja tërheqjeje të ushtruara te burrat siç kërkohet nga pyetja.

Ju ofroj këtu, midis seriozitetit dhe shakasë, dhjetë shenja me të cilat mund të dini nëse gruaja për të cilën po flisni është e tërhequr nga ju.

1. Po ju dëgjon:
Edhe nëse po mendoni se nuk ju ka ndodhur kurrë që të jeni me një grua që nuk ka monopolin e bisedës, duhet të dini që në të vërtetë ajo po bën atë që ju vetë e bëni shumë rrallë, të dëgjoni, prandaj kini kujdes që të mos ja fusni kot.

2. Ajo kafshon buzët ndërsa ju dëgjon:
Ajo nuk do t’ja dijë fare se çfarë po thua, me veten e saj po mendon vetëm se i intereson.

3. Po ju shikon drejt e në sy me një shikim enigmatik:
Enigmatike për ju, që vetëm nga fakti që jeni burrë, nuk mund të pretendoni të kuptoni se çfarë po mendon një grua, që është pafundësisht përpara për sa i përket marrëdhënieve.

4. Ndërsa ju dëgjon, mban kokën pak në njërën anë dhe shpesh lëviz një fije floku larg fytyrës:
Po përpiqet t’ju ofrojë anën e saj më të mirë, megjithëse ju nuk e kuptoni dhe mendoni se ka dhimbje qafe.

5. Shoqëron çdo deklaratë tuaj me levizje të dukshme të kokës si një shenjë miratimi.
E bën këtë edhe ndërsa po i shpjegoni se si funksionon kambio e makinës.

6. Ndërsa ju dëgjon vizaton me gishtin tregues figura imagjinare në tryezë. Po kërkon kohën e duhur për tu afruar me dorën tuaj.

7. Skuqet dhe ul kokën nëse i bëni një kompliment. Tregohuni të sjellshëm në kto raste.

8. Kur thua një budallallik, nuk ju masakron me fjalë. E dini mirë, në raste të tjera, gratë të tjera do t’ju shkatërronin për shumë më pak.

9. Ndërsa flet, merr frymë gjatë dhe thelle. Jo, nuk është astmatike, i pelqeni.

10. Ju prek lehtë krahun, dorën ose shpatullën ndërsa flisni. Nuk është doktoreshë. Por në të njëjtën kohë qetësohuni dhe mos kujtoni se është e gatshme t’ju bëjë ju baba të fëmijëve të saj, thjesh i pelqeni!

Giovanni Rossi, shkrimtar dhe gazetar.
Përkthyer nga flasimshqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *